Nora Gjakova ka siguruar medaljen e artë në xhudo Grand Slam pasditen e sotme (e shtunë).
Xhudistja kosovare ka dalë fituese në finalen në kuadër të kategorisë -57 kilogramë në turneun e xhudos Grand Slam që është duke u zhvilluar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, shkruan portali arbresh.info.
Nora është fituesja e vetme e medaljes së artë nga Kosova për shkak se Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi nuk arritën të triumfojnë në garën e fundit.
Kampionia e Evropës, Nora Gjakova mposhtu xhudisten ruse Anastasia Konkina.
Distria nuk kishte arritur të mposhtë në finalen e kategorisë -48 kilogramë xhudisten Urantsetseg Munkhababi, ndërsa Majlinda Kelmendi ishte detyruar të dorëhiqet nga gara.
Kelmendi bëri një rikthim të fuqishëm pas lëndimit që e mbajti për plotë 14 muaj jashtë garave duke arritur në finale, por në fund u detyra të dorëzohet në garën kundër xhudistes italiane Odette Giufrida si pasojë e lëndimit të hundës.
Në fakt, ajo u lëndua gjatë çerekfinales, por lëndimi iu përsërit dhe xhudistja jonë më e suksesshme ndërkombëtare u detyrua të tërhiqet./arbresh.info/
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...