Nokaut i çmendur, boksierin e hodhi jashtë ringut

15:32 | 20 Dhjetor 2020

Një ngjarje e rrallë në boksin botëror! Boksieri kuban Frank Sanchez nuk u përmbajt fare, duke e nokautuar kundërshtarin Julian Fernandez.

Nokaut aq i fuqishëm saqë boksierin kundërshtar e ka hedhur jashtë ringut, në meçin që u zhvillua në San Antonio të Teksasit.

Sanchez (17-0, 12 KO), sfidues i peshave të rënda arriti të rrëzojë kundërshtarin e tij, Julian Fernandez (14-3, 11 KO) qysh në raundin e shtatë.

28-vjeçari kuban e shkatërroi me goditje Fernandezin.

Nga minuta e 7 e 10 sekonda shihet në video nokautin, se si e hodhi boksierin jashtë ringut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara