Shorti i Ligës së Kampioneve ka qenë me fat për Trepça ’89, që në debutimin e saj ka gjetur nga vazot e shortit një ekip relativisht të lehtë dhe që nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.
Përballë kampioneve të Kosovës, në turin e parë të turneut do të jetë Vikingur i Ishujve Faroe, që merr pjesë për herë të parë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.
Ky ekip, i krijuar në vitin 2008 pas shkrirjes së dy klubeve të tjera në Ishujt Faroe, klasifikohet si gjysmë-profesionist dhe në historinë e tij, ka shijuar vetëm një herë suksesin në kampionat, pikërisht në vitin 2016, duke prerë biletën për turneun më të rëndësishëm.
Sezoni më i suksesshëm ndërkombëtar në historinë e Vikingur është kur arriti deri në turin e tetë të Ligës së Europës, në sezonin 2014-2015, pasi eliminoi Dugava të Letonisë dhe Tromso të Norvegjisë, për t’u eliminuar nga Rijeka e Kroacisë.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir