Një ngjarje dramatike u zbulua pas ndeshjes mes Napolit dhe Milanit që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Trupi i një burri 42-vjeçar nga Bacoli, pa precedent penalë, u gjet në një park makinash poshtë impiantit.
“Corriere dello Sport” zbulon se trupi i pajetë u zbulua pas orës 02:00 në një zonë të braktisur nën sektorin e mysafirëve.
Sipas rikonstruksionit të ngjarjes nga Policia, dy persona, pa bileta, po tentonin të shkonin në tribuna përmes një tuneli.
Shoku i viktimës ka parë hyrjen e tij të bllokuar dhe ka hequr dorë, ndërsa 42-vjeçari ka kaluar i pari, por pasi është ngjitur ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra dhe ka përfunduar në tokë. Trupi u gjet i pajetë gjatë natës./ss
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...