Prishtina ka njoftuar marrëveshjen me futbollistin nga Nigeri, Najeeb Yakubu, i cili mund të luajë si në krahun e mbrojtjes ashtu edhe të sulmit.
Futbollisti 24 vjeçar i lindur në Ganë më 1 maj të vitit 2000, me pasaportë të Nigerit, pas konfirmimit të vizës nga autoritetet kosovare, shumë shpejtë do t’i bashkëngjitet skuadrës bardhekaltër, shkruan FC Prishtina.
Yakubu është në grumbullim me Kombëtaren e Nigerit ku së bashku me mbrojtësin tjetër të Prishtinës, Philippe Boueye do të mbrojnë ngjyrat e vendit të tyre në kualifikueset e Kupës së Afrikës.
“Përshëndetje Prishtinë, mezi pres të ju takoj pas pushimit të Kombëtareve. Shpresoj të shihemi së shpejti”, ka thënë ai në një video të publikuar nga klubi.
Transferimi më i ri i Prishtinës së fundi ka qenë pjesë e kampionatit ukrainas duke luajtur me me klubin e njohur, Vorskla Poltava, ku ka zhvilluar 60 ndeshje.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë ai është huazuar në ekipin Ilves të Finaldës
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...