Komiteti i gjyqtarëve të UEFA-s ka përcaktuar gjyqtarët për ndeshjen finale të Euro 2024 ndërmjet Anglisë dhe Spanjës.
Kjo ndeshje do të luhet ditën e dielë me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa UEFA ia ka besuar ndarjen e drejtësisë francezit Francois Letexier me ndihmësit francezë, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë gjyqtari i katërt.
35-vjeçari francez, gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2017, ka gjykuar tashmë në 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.
Në Euro 2024, ai drejtoi tre ndeshje të fazës së grupeve, duke përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri dhe ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë në Munich.

Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi