Ish-mesfushori legjendar i Italisë, Gennaro Gattuso, ka shprehur entuziazmin e madh për debutimin e tij si përzgjedhës i kombëtares italiane.
Italia do të luajë ndaj Estonisë ndeshjen hapëse për kualifikimet për Kampionatin Botëror.
“Nuk mund të kisha imagjinuar asgjë më të mirë. Ekipi më ka vënë në dispozicion gjithçka, së bashku me stafin dhe të gjithë njerëzit që punojnë në Federatë”.
“Pres të shoh një ndeshje të shkëlqyer nesër. Duhet t’i përgëzoj djemtë për profesionalizmin dhe humanitetin e tyre, sepse gjithmonë flasim për ndjenjën e përkatësisë dhe për të qenit pjesë e një ekipi”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.
Gattuso theksoi se, përtej taktikave dhe teknikës, kolektivi dhe shpirti luftarak janë pjesë e ADN-së së futbollit italian.
Ai zëvendësoi zyrtarisht Luciano Spallettin në mesin e qershorit, pas largimit të trajnerit të mëparshëm pas humbjes së rëndë të Italisë në Norvegji.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...