Arsenali ka zbuluar se Nicolas Pepe ka shans për të debutuar te klubi në ndeshjen e së dielës në Premierë Ligë ndaj Newcastle United.
Pepe ka arritur në stadiumin Emirates për një tarifë rekorde në klub këtë verë me ç’rast “Topinjtë” kanë paguar 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit që ka nënshkruar një kontratë afatgjate, transmeton portali arbresh.info.
24-vjeçari nuk ka luajtur në ndonjë ndeshje parasezonale këtë verë pas pjesëmarrjes së tij në Kupën e Kombeve në Afrikë.
Në një deklaratë të lëshuar në uebfaqen zyrtare, Arsenali ka zbuluar se reprezentuesi i Bregut të Fildishtë synon të përfshihet në ndeshjen ndaj “Magpies” këtë vikend.
“Pepe është duke u përgatitur për ndeshjen pas rikthimit me vonesë nga Kupa e Kombeve në Afrikë. Vendimi do të merret gjatë përgatitjeve të dielën”, shkruan klubi.
Unai Emery ka qenë shumë i zënë gjatë verës duke siguruar marrëveshje me lojtarët si William Saliba, Kieran Tierney, David Luiz, Gabriel Martinelli dhe Dani Ceballas, ndonëse Saliba është rikthyer në huazim te Saint-Etienne./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...