Nicolas Jackson: “Është hat-tricku im i parë, kështu që jam i lumtur që e kam bërë me klubin më të madh në Angli dhe kudo”

09:46 | 7 Nëntor 2023
D.H

Chelsea arriti të triumfojë në derbin e Londrës ndaj Tottenham me rezultat 4-1, gjatë natës së mbrëmshme.

Padyshim njeriu i ndeshjes ishte Nicolas Jackson i cili arriti të shënoj hattrick, në derbi shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes në një intervistë për Sky Sport, Jackson ishte i lumtur për arritjen e tij.

Ai tha se Chelsea është ekipi më i mirë në Angli dhe kudo.

“Është hat-tricku im i parë, kështu që jam i lumtur që e kam bërë me klubin më të madh në Angli dhe kudo”, tha ai.

Jackson është i bindur se Chelsea do të rikthehet tek rezultatet pozitive pas nisjes jo të mirë të sezonit.

“Jam shumë i lumtur dhe ka qenë një kohë e vështirë për të gjithë në ekip. Ne po kthehemi shumë ngadalë dhe jam i lumtur që kam shënuar tre gola”, potencoi senegalezi.

Kujtojmë që Jackson u transferua këtë verë nga Villeareli tek Chelsea, pas një super sezone që kishte bërë tek spanjollët./Arbresh.info/