Nico Williams ia ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar Barcelonës në afatin kalimtar të verës, raportoi gazetari i njohur spanjoll, Gerard Romero.
Sipas tij, talenti i Athletic Bilbaos i ka thënë gojarisht drejtuesve të klubit katalanas se dëshiron të veshë fanellën blaugrana sezonin e ardhshëm.
Kjo përputhet edhe me deklaratën e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i cili gjatë ditës u shpreh: “Po punojmë për të sjellë një lojtar emocionues që kushton rreth 60 milionë euro dhe që kohët e fundit ka shprehur dëshirën për të ardhur te ne”.
Klauzola e lirimit të Nico Williams raportohet të jetë mes 58 dhe 60 milionë eurove – një shifër e arritshme për Barcelonën nëse zgjedh ta bëjë lëvizjen përfundimtare.
Me ardhjen e portierit Joan Garcia, dhe një afrimi potencial të Williams, Barça do të duket si një skuadër më e fortë për sezonin e ardhshëm, duke shtuar shpejtësi, kreativitet dhe cilësi në repartin ofensiv. /Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...