Sulmuesi anësor i Athletic Bilbaos, Nico Williams, i ka njoftuar drejtuesit e klubit të tij se ka vendosur të transferohet te Barcelona, raporton prestigjiozja spanjolle “Mundo Deportivo”.
Klubi katalanas është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit në kontratën e lojtarit 21-vjeçar, duke paguar menjëherë 58 milionë euro, ndërsa edhe 4 milionë euro të tjera do të derdhen gjatë vitit të ardhshëm fiskal.
Williams pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Barcelonën, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2032.
Transferimi i tij pritet të bëhet zyrtar më 1 ose 2 korrik, në mënyrë që lojtari të jetë i gatshëm të nisë përgatitjet verore me bashkëlojtarët e rinj./rtk
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...