Emri i Edon Zhegrovës ka qenë i lakuar shumë për një transferim të mundshëm në Serie A, ku është përmendur emri i Napolit.
Mirëpo e ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë në Superligën turke, shkruan Arbresh.info.
Media turke Sporx, raporton se është Fenerbahce që ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e yllit të Kosovës.
Klubi i drejtuar nga Jose Mourinho raportohet se po përgatit ofertën e parë rreth 20 milionë euro, ndërkohë që Lille e vlerëson fantazistin shqiptar 25 milionë euro.
Trajneri portugez e pëlqen shumë Zhegrovën dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij.
Ditët në vijim, pritet të shtohen bisedimet mes dy klubeve, por ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Edon Zhegrova sezonin e ri nuk do të jetë lojtar i Lille.
Anësori shqiptar i ka bërë të ditur klubit francez se dëshiron të largohet dhe Lille nuk e ka penguar.
Edon Zhegrova iu bashkua Lillet nga Baseli në vitin 2022./Arbresh.info
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe ...
Ferizaj: Pesë emigrantë ilegalë hasen në rimorkion e një kam...
DASH pritet të shkarkojë mbi 1 mijë e 300 punonjës
Bunkeri i Ulpianës po shndërrohet në një qendër arti dhe ku...
Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë ...
Gërvalla merr pjesë në ”Forumin e Dubrovnikut”