Luke Matheson është futbollisti më i ri nga i cili kanë hedhur sytë skuadrat më në zë të Premier League.
Luke është vetëm 15 vjeç dhe paraditen e së martës, ai ishte në shkollë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, por mbasdite ëndrra u bë realitet.
Talenti i Rochdales u befasua kur trajneri i tha që është pjesë e ekipit në ndeshjen ndaj Bury-t. Megjithatë nuk u mbyll këtu. Vetëm 13 minuta në stol dhe një dëmtim i Randall bëri që 15-vjeçari të debutonte në futbollin profesionist.
Ai nuk zhgënjeu, madje shkëlqeu, duke u shpallur lojtari i ndeshjes në fundin e takimit. Disa nga lojtarët në fushën e lojës ndoshta ishin në moshën e babait të tij, por në fund ishte Luke që shkëlqeu.
Manchester United e Chelsea janë vënë në gjurmët e talentit dhe tashmë synojnë ta “rrëmbejnë” atë sa më parë.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...