Raportime nga Kroacia sugjerojnë se Dino Klapija, një talent 18-vjeçar i RB Leipzig që aktualisht luan për ekipin U19 të SHBA-së, po synohet nga Kosova për t’iu bashkuar kombëtares së tyre.
“Ish-lojtari i Kustošijes, Dino Klapija (18), ka vendosur që në karrierën e tij të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës”, shkruan mediumi kroat “tportal.hr”.
“Edhe pse në kategoritë e reja ka veshur fanellën e Kroacisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendin ku ka lindur, sulmuesi i RB Leipzigut, Dino Klapija, në të ardhmen do të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës. Kjo ende nuk është zyrtarizuar, por pritet të bëhet zyrtare së shpejti. Federata e Futbollit të Kosovës thuhet se e ka pothuajse të përfunduar marrëveshjen me Klapijën”, thuhet në raportimin e “SportSport“.
Klapija shpërndau një postim nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) pas fitores së fundit të Kosovës kundër Suedisë, gjë që u interpretua nga shumëkush si një sinjal i mundshëm i interesit të tij për t’u bashkuar me ekipin.
Klapija u transferua te Leipzigu në janar të vitit 2024 nga Kustosija për shumën e tri milionë eurove.
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët
Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Donald Trump ndaj I...