Neymar ka ardhur me një festim të ri dhe të çuditshëm pasi shënoi në fitoren e sotme (e mërkurë) në çerekfinale të Kupës së Francës.
Superylli brazilian hoqi nga këmba atleten e tij dhe e vendosi në kokë pas golit të shënuar në minutën e 53′ nga pika e bardhë, shkruan portali arbresh.info.

Adrien Rabiot realizoi golin tjetër në minutën e 81′ që erdhi pas asistimit nga Angel Di Maria.
SC Amiens kishte mbetur me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pas vetëm 34′ minutave lojë kundër Paris Saint Germainit.

Portieri Regis Gurtner ishte ndëshkuar direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme kundër super talentit Kylian Mbappe./arbresh.info/
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...