Neymar mendon se bashkëlojtari i tij te Kombëtarja e Brazilit, Vinicius Junior, duhet të kishte përfunduar në tre vendet e para në çmimet e Topit të Artë 2022.
Vinicius Jr përfundoi i teti në renditjen e Topit të Artë pas një sezoni ku ai luajti një rol kyç në triumfet e Real Madridit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Neymar përgëzoi fituesin e Topit të Artë, Karim Benzema, për marrjen e çmimit kryesor, por beson se Vinicius Jr meritonte një përfundim në podium.
“Benzema, e meritoi plotësisht!!. Por, Vini jr në vendin e 8-të nuk është e mundur, është një shaka. Ai është minimumi në top 3”, ka shkruar Neymar në Twitter.
Ylli brazilian i Los Blancos në sezonin e fundit pati 22 gola dhe 20 asistime në 52 ndeshje në të gjitha garat.
Që nga fillimi i sezonit 2021-22, vetëm Vinicius Jr(5) ka fituar më shumë penallti në mesin e lojtarëve të La Ligës.
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...