Neymar, i cili shënoi dy gola në fitoren e Paris Saint Germain kundër Montpellier (4-0), ka folur rreth të ardhmes dhe rolit të tij në skuadër.
“Jam i lumtur, veçanërisht për fitoren, e cila është gjëja më e rëndësishme, mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme”, tha fillimisht Neymar pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Kur është pyetur se kush duhet të ekzekutojë penalltitë, Cavani apo ai, braziliani ishte shumë i qartë:
“Trajneri më ka zgjedhur mua si një ekzekutues i penalltive. Cavani nuk e ka problem këtë. Unë duhet të marrë përgjegjësi”

Ylli i PSG-së ka thënë gjithashtu se është në dijeni për fishkëllimat që ka dëgjuar në ndeshjet e fundit duke thënë se ai është për tu fishkëllyer dhe duartrokitur. Përveç kësaj, Neymar ka folur edhe për të ardhmen e tij:
“Jam i lumtur dhe jam ardhur në Paris për të shkruar histori, spekulimet ndodhin, ka pasur gjithmonë, kur kam qenë te Barça ka pasur gjithashtu, në çdo periudhë të transferimeve përmendet emri im”, përfundoi Neymar.
Neymar ka shënuar deri tani 26 gola brenda 24 paraqitjeve në PSG duke i dërguar ata në krye të tabelës në ligë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...