Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Neymar nuk ishte në gjendje të luaj në asnjërën ndeshje të skuadrës së tij kundër Manchester United, por një vendim kontravers nga VAR bëri që parisienët të eliminohen nga Liga e Kampionëve dhe braziliani ishte shumë kritik ndaj gjyqtarit Damir Skomina.
Debakëli ndodhi gjatë minutave shtesë kur një goditje nga Diogo Dalot dukej se preku dorën e mbrojtësit Presnel Kimpembe dhe sllovaku kërkoi të ndërpritet loja për të shqyrtuar rastin me teknologjinë VAR, transmeton portali arbresh.info.
“Është turp”, ka shkruar Neymar në Instagram mbi foton rreth incidentit me Kimpeben.
“Ata madje kanë vendosur katër njerëz që nuk kuptojnë futboll për të shikuar rastin në xhirime të ngadalta. Kjo është e pamundur!”
“Si mundet [Kimpembe] të shfrytëzoj dorën e tij nga prapa për të ndalur topin?
“Shko q****”, përfundon Neymar./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës