Neymar ka shënuar golin vendimtar edhe në ndeshjen ndaj rivalit të sotëm (e shtunë) të PSG-së – Bordeauxit.
Sulmuesi brazilian ka shkëlqyer te gjiganti francez qysh pas rikthimit në fushë nga lëndimi dhe ka treguar klasin e tij edhe në ndeshjen pasditen e sotme, shkruan portali arbresh.info.
27-vjeçari shënoi golin vendimtar në ndeshjen ndaj Strasbourgut, Lyonit dhe tani kundër Bordeauxit në kuadër të xhiros së tetë në Liga 1.
Vetëm dhjetë minuta pas inkuadrimit të Kylian Mbappes në fushë, Neymar në një kundër sulm të shpejtë dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga i riu i talentuar francez.
Paris Saint Germaini shënoi rikthimin te fitoret me këto tri pikë nga Neymar pas disfatës tronditëse në xhiron e kaluar kundër Reims.
Kampioni i Francës gjendet në pozitën e dytë tani me 15 pikë – një më pak se Nantes me një ndeshje më pak, ndërsa Bordeaux qëndron në pozitën e pestë me 12 pikë./arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova