Neymar shënon mbrëmjen e sotme (e premte) rikthimin në fushë.
Paris Saint Germaini ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kundër Lilles dhe Neymar është pjesë e njëmbëdhjetshes startuese, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi i gjigantit francez shënon këtë mbrëmje rikthimin e tij në Paris në këtë ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të në Liga 1.
Por, trajneri Thomas Tuchel është në mungesë të Kylian Mbappes, i cili është viktimë e një virusi.
Sensacioni francez nis ndeshjen e sotme vetëm nga bankina.
Ndeshja mes dy skuadrave gjykohet nga gjyqtari Clement Trupin dhe fillon në ora 20:45./arbresh.info/

Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...