Christophe Dugarry ka kritikuar futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar.
Ish lojtari francez, ka kritikuar stilin e lojës së 222 milionëshit, duke e cilësuar provokues, të mërzitshëm dhe të padurueshëm.
Neymar në ndeshjen e fundit të PSG ndaj Marseille, është ndëshkuar me karton të kuq.
“Jam i zemëruar sepse Neymar mendonte se ishte në sallën e tij ose duke luajtur me shokët e tij në futsal”, tha fillimisht Dugarry.
“Ai gjithnjë po provokon, gjithmonë ec me topin dhe pret kundërshtarët 45 metra nga goli dhe madje edhe më shumë. Ndeshja e së dielës e tij ishte e mërzitshme dhe i padurueshëm”.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve