Neymar do t’i nënshtrohet sot (e enjte) në Brazil operacionit në këmbën e tij të thyer.
Futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit tashmë është konfirmuar se do të mungoj në ndeshjen kthyese në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari lëndoi këmbën e tij të djathtë në fitoren 3 me 0 të gjigantit francez kundër Marseilles në Liga 1 të dielën.

Neymar dhe babai i tij janë larguar nga Parisi mbrëmjen e së mërkurës për të shkuar te spitali Mater Dei, ku është caktuar për t’iu nënshtruar operacionit këtë të enjte.
Spitali gjendet në pjesën juglindore të qytetit Belo Horizonte të Brazilit./arbresh.info/
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...
Varoufakis: Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dram...
Inter shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të në histor...
Lumir Abdixhiku nga Zhegra kujton Agim Ramadanin: Katana e p...
Fitore jetike e Tottenhamit ndaj Aston Villas, largohen nga ...
Djali i Agim Ramadanit kujton babanë në ditëlindje: Falemind...