Trepça është finalistja e parë në elitën e basketbollit kosovar, pas fitores së sotme në “Karagaç” ndaj Pejës me rezultat 103-96.
Kjo ishte fitorja e tretë në serinë gjysmëfinale që u siguron mitrovicasve finalen e pestë radhazi në Superligën e Koosvës, shkruan Arbresh.info.
Pejnaët e nisën ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë. Por në dy periudhat tjera xehetarët ishin të jashtëzakonshëm duke e kthyer rezultatin dhe shkuar në +15 epërsi.
Në çerekun e katërt Peja u mundua deri në fund të rikthehet por kaq ishte nga ta.
Më i dalluari në këtë fitore ishte Vining me 24 pikë. Teksa shkëlqyen edhe Hasbruck e Henry me nga 18 sosh.
Tek Peja u dalluan Bracey me 31 pikë dhe Dardan Berisha me 24.
Në finale Trepça do të përballet me fituesin e takimit të pestë mes Bashkimit dhe Borës./Arbersh.info
Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendose...
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillim...
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...
Varoufakis: Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dram...
Inter shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të në histor...