Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan.
]“Në pritjen zyrtare u mirëprita nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Kryetari i Kuvendit, Alen Simonyan. Gjatë mbrëmjes pata bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku u shkëmbyen ide, pikëpamje dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Kurtit.
Kurti njofton tutje edhe se ka zhvilluar bashkëbisedim, mes tjerash, edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Në këtë kuadër, bisedova me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, Presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, Zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, Kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas, si dhe me liderë të tjerë evropianë”, përmbyllet njoftimi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...