Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar këtë të diel në Zhegër të Gjilanit, ku ka kujtuar ditëlindjen e heroit Agim Ramadani.
Përmes një postimi në Facebook Abdixhiku tha se në vendlindjen e Ramadanit “gjithçka tingëllon më afër”, duke theksuar se pikërisht aty nisi rruga e një djali që më pas u bë simbol për gjithë shqiptarët.
Ai e cilësoi Agim Ramadanin si “Katanën e papërsëritshme”, ndërsa shtoi se sot nderohet jo vetëm figura e tij, por e gjithë jeta dhe vepra që la pas.
Abdixhiku tha se përkujtimi në Zhegër, mes njerëzve të tij, ka një domethënie të veçantë për kujtesën dhe respektin ndaj heroit të luftës./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...