Neymar mund të mungoj edhe në një ndeshje tjetër para se të debutojë te Paris Saint Germaini.
Barcelona raportohet se nuk i ka dhënë ende dritën jeshile Federatës së Futbollit të Spanjës për të dërguar certifikatën e transferimit te Federata e Francës, transmeton portali arbresh.info.
Kjo do të thotë që lojtari që u transferua për 225 milionë euro duke thyer edhe rekord botëror mund të mungoj në vizitën e skuadrës së tij të re te Guingamp të dielën nëse çështja e dokumenteve nuk finalizohet deri të shtunën.

Barcelona ka edhe dhjetë ditë tjera para se të nënshkruajnë marrëveshjen.
Gazeta franceze ‘L’Equipe’ pretendon që Paris Saint Germain nuk dëshiron të përfshijë në këtë çështje UEFA-në sepse çdo hetim mund të shtyjë edhe më shumë debutimin e tij.
Nëse Neymar mungon në ndeshjen e këtij vikendi, ai sigurisht do të debutojë në ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Toulouses pas të dielës./arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?