Klubi amerikan FC Cincinnati ka nisur kontaktet e para për një transferim befasues të yllit brazilian Neymar.
Sipas “The Athletic”, drejtuesit e klubit nga MLS kanë zhvilluar bisedime paraprake me përfaqësuesit e lojtarit, me qëllim testimin e interesimit për një kalim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara.
34-vjeçari aktualisht është nën kontratë me klubin e tij të fëmijërisë, Santos, deri në dhjetor të vitit 2026, ndërsa synon të sigurojë një vend në listën e Carlo Ancelotti për Kupën e Botës.
Raportohet se çdo lëvizje e mundshme nuk pritet të ndodhë para fundit të këtij viti, duke lënë kohë të mjaftueshme për palët që të diskutojnë detajet e marrëveshjes.
Ndërkohë, drejtuesit e FC Cincinnati janë duke zhvilluar edhe diskutime të brendshme për të vlerësuar nëse transferimi i një superylli global si Neymar është një hap i duhur për projektin e klubit.
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...