Mbrojtësi i Paris Saint Germain, Marquinho ka pranuar për herë të parë që Neymar mund të largohet nga klubi pas eliminimit të skuadrës së Unai Emery nga Liga e Kampionëve.
Marquinho, i cili është tronditur pas eliminimit nga Real Madridi mbrëmjen e së martës, ka thënë pas ndeshjes se personalisht ka kërkuar nga Neymar të mos largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

“Kam kërkuar nga Neymar të qëndrojë”, ka thënë ai. “I kam kërkuar atij që të qëndrojë. Është një moment për të lejuar grupin që kemi krijuar si një skuadër, të tregojë fuqinë në këto lloj ndeshje”
“Për ne, Neymar është një lojtar i rëndësishëm. Është e rëndësishme sepse ai beson në projektin tonë, në lojtarët tonë, në skuadrën tonë. Tani ne duhet të menaxhojmë këtë zhgënjim dhe të rikuperohemi, ashtu siç kemi bërë sezonin e kaluar pas disfatës kundër Barcelonës”
Neymar mund të mos luaj për PSG-në sërish pasi ka thyer një kockë në këmbën e tij kundër Marseilles. Ai mungoi në ndeshjen kthyese kundër Madridi pas operacionit në Brazil javën e kaluar./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja