Brazili ka mirëpritur disa fytyra të njohura në stërvitjen e pasdites së sotme (e premte).
Gjiganti nga Amerika e Jugut është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Meksikës në kuadër të xhiros së 1/16-së në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe të gjithë shpresat e kombit të tyre janë të vendosura në krahët e Neymarit, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, ylli i Paris Saint Germainit ka sjellë djalin e tij gjashtë vjeçar, Davi Luccan, në stërvitje.
Ndërkohë, trajneri i Brazilit, Tite, ka mirëpritur po ashtu rikthimin e Douglas Costas dhe Danilos në stërvitje, ndërkohë që Marcelo ishte gjithashtu i pranishëm pas një lëndimi të vogël.
Dyshja mendohej se nuk do të jenë më në dispozicion për Kampionatin Botëror pasi të dy pësuan lëndime në kofshë./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje