Pas eliminimit tronditës në çerekfinale nga Belgjika, Neymar është parë duke u larguar nga hoteli i skuadrës së Brazilit me një çantë ngjyrë ari që kushton 700 funta.
Skuadra nga Amerika e Jugut tani është duke u kthyer në shtëpi pas humbjes 2 me 1 dhe Neymar ka tërhequr shumë vëmendjen me paraqitjen e tij derisa po largohej nga hoteli, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari ka qenë subjekt i talljeve nga tifozët në mbarë botën për shkak të aktrimit të tij në fushë gjatë gjithë Kampionatit Botëror.
Në pjesën prapa të çantës së tij janë disa foto të familjes së tij, si babai, nëna, motra dhe djali i tij.

Neymar dukej tepër i dëshpëruar dhe përmes një postimi në rrjetin social Instagram e ka vlerësuar largimin si “momentin më të keq në karrierë”./arbresh.info/

Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...