Neymar i ka rritur edhe më shumë tensionet me klubin e vet, Paris Saint-Germainin, pasi ka deklaruar se rikthimi klasik i Barcelonës pikërisht kundër PSG-së në sezonin 2016/17 të Ligës së Kampionëve, është mbase kujtimi më i mirë i tij.
Sulmuesi brazilian i ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e klubit francez, pasi thuhet se po përpiqet ta sigurojë kthimin te klubi i vjetër, Barcelona, transmeton Gazeta Express.
Për më tepër, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka konfirmuar se Neymar mund të largohet nëse ndonjë klub është i gatshëm ta paguajë çmimin që i është caktuar atij.
Neymar iu bashkua PSG-së nga Barça për një shumë rekord botëror, 222 milionë euro në gusht të vitit 2017, pesë muaj pasi kishte luajtur rol kyç në triumfin madhështor të Barçës që e kishte eliminuar klubin parisien nga 1/8 e Ligës së Kampionëve.
PSG-ja e kishte fituar 4:0 ndeshjen e parë në shtëpi, por Barça e tronditi atë në Camp Nou duke fituar 6:1. Neymar shënoi dy nga gjashtë golat e Barçës, si dhe asistoi te goli i triumfit.
Duke folur në turneun e futbollit të vogël të Red Bull Neymar Jr, Neymar e rrezikoi edhe më shumë t’i rrisë tensionet me klubin me deklaratën e tij.
“Kujtimi im më i mirë si futbollist? Janë dy kujtime, e para triumfi në Lojërat Olimpike me Brazilin dhe e dyta, ‘remontada’ kundër Parisit. Ajo çfarë ndiem ne kur e shënuam golin e gjashtë… kurrë nuk kisha ndier diçka të tillë. ishte e jashtëzakonshme”, tha Neymar Oh My Goal.
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...