Neymari u trishtuar pasi pësoi një lëndim të parakohshëm me Paris Saint-Germain por tani është në rrugë të mirë t’ia dalë mbanë të kthehet për Kupën e Botës, ka thënë doktori i ekipit kombëtar të Brazilit.
26-vjeçari e theu ashtin e pestë në shputën e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së PSG-së kundër Marseille më 25 shkurt në Ligë 1, transmeton Express.
Pas një konfuzioni fillestar, u vendos që Neymar kishte nevojë dhe duhej t’i nënshtrohej një operacioni, i cili mund ta lërë atë jashtë fushave të blerta deri në tre muaj.
“Ai u trishtua shumë kur kuptoi seriozitetin e lëndimit dhe mësoi se do t’i duhej të operohej”, ka thënë Rodrigo Lasmar për L’Equipe.
“Në prag të një gare siç është Kupa e Botës, është gjithmonë paksa frikësuese. Në fillim ai u mërzit shumë, por fuqia e riaftësimit dhe forca mendore që ka i ndihmuan ta tejkalojë këtë”, ka shtuar ai.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar