Neymar mund të ketë krijuar një reputacion jo aq të mirë rreth vetës, por braziliani tregoi klasin pas disfatës së PSG-së ndaj Liverpoolit mbrëmjen e së martës.
Sulmuesi i Paris Saint Germain ishte larg nga forma e tij më e mirë në Anfield dhe ishte i pranishëm kur bashkëlojtari i tij te skuadra kombëtare Roberto Firmino hyri në lojë nga bankina dhe shënoi golin e fitores në sekondat e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Derisa po ndanin rrugët në një zonë të mikësuar, Neymar e ndërpreu Firminon në intervistë duke e uruar për paraqitjen e tij. Dyshja u përqafuan para se Neymar të vazhdonte rrugën drejtë largimit.
“Urime, ju keni luajtur mrekullueshëm”, dëgjohet duke thënë Neymar në gjuhën portugeze.
Firmino shënoi për 3 me 2 në sekondat e fundit të minutës së tretë shtesë./arbresh.info/
https://twitter.com/BrazilStat/status/1042289332722298880
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bod...
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim insti...