Vera e këtij vitet duket se do të jetë e dominuar nga shpresat e Real Madridit për të nënshkruar me Neymarin, por një tjetër ish yll i ‘Los Blancos’, Paul Breitner, tashmë beson që anësori do t’i bashkohet atyre verën e ardhshme.
Si një fitues i La Ligas në vitin 1975 dhe 1976, gjermani e sheh Neymarin si një lojtar që mund të ketë një ndikim të ngjashëm pozitiv në Estadio Santiago Bernabeu në sezonin 2018/19, transmeton portali arbresh.info.
“Neymar do të jetë shumë i rëndësishëm në Real Madrid vitin e ardhshëm”, ka thënë Breiter për ‘Sport1’.

Tifozët e Paris Saint Germain kanë qenë të pakënaqur me mungesën e anësorit në kryeqytetin francez që nga koha kur sezoni i tij përfundoi për shkak të lëndimit, ndërkohë që Unai Emery së fundmi ka shpjeguar se Neymari ka shfrytëzuar kohën për tu adaptuar në ambientin e tij të ri.
“Ai nuk është këtu çdo ditë, por ai ende nuk e ka zhytur vetën plotësisht njëqind për qind në Paris, në ligën franceze, në vështirësitë, futbollin ndryshe”, ka thënë trajneri për ‘SFR Sport’.
“Është i gjithi një proces dhe në PSG ne e kemi integruar atë në grup, ku ne duam që ai të ndihet i mirëpritur”
Neymar ka shënuar 19 gola brenda 20 paraqitjeve në Liga 1 këtë sezon./arbresh.info/
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...