Ylli i PSG-së, Neymar ka konfirmuar qëndrimin në “Parkun e Princave” edhe për edicionin e ardhshëm.
Braziliani ishte i lidhur me largimin nga klubi francez dhe rikthimin te Barcelona, aty ku do ribashkohej me Lionel Messi-n dhe Luis Suarez-in, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar këtë edicion te Barcelona dhe si argjentinasi ashtu edhe uruguaiani priten të largohen.
Messi pritet të transferohet të Manchester City, derisa Suarez mund të kaloi të Juventus-i dhe të luajë pranë Cristiano Ronaldo-s.

Sidoqoftë, as Neymar nuk do rikthehet te Barcelona dhe këtë e ka konfirmuar, meqenëse do ta fitojë Ligën e Kampionëve.
“Do jem në PSG edicionin e ardhshëm. Ende kam ambicien për të qenë në finale të Ligës së Kampionëve, këtë herë të fitojë. Me pëlqen ideja që emri jem të jetë në historinë e klubit”, deklaroi ai.
PSG edicionin e kaluar ishte shumë afër, duke u kualifikuar në finale, aty u mposhtë nga Bayern Munich-u./arbresh.info.
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...