Manuel Neuer thotë se të gjitha ndeshjet e mbetura të Gjermanisë në Kampionatin Botëror do të jenë si finale.
Kampioni në fuqi e humbi ndeshjen hapëse në Grupin F nga Meksika me rezultat 1-0, ndërsa për kundërshtar të radhës e ka Suedinë që ka arkëtuar tri pikë nga përballja e parë.
Die Mannschaft janë nën presion, pasi nuk guxojnë të bëjnë gabime të tjera në dy ndeshjet e mbetura në fazën grupore.
“Tash e tutje kemi vetëm finale. Lojtarët duhet të tregojnë se çfarë mund të bëjnë, por jam i bindur se mund t’ia dalim”.
“Nuk mund të ndryshojmë asgjë duke u ankuar për atë çfarë ka ndodhur, të gjithë e dimë këtë”.
“Duhet të përpiqemi që ta lëmë pas nesh sa më shpejtë që është e mundur”, ka deklaruar Neuer gjatë një konference nga hoteli ku po qëndron kombëtarja e tij.
Ndeshjen kundër Suedisë, Gjermania e zhvillon ditën e shtunë (23 qershor) në Sochi. Ndërsa ndeshjen e fundit të fazës grupore e zhvillon kundër Koresë së Jugut më 27 qershor në Kazan.
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...