Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac nuk do të vendos në fushë portierin Manuel Neuer para ndeshjes së tyre në Ligë të Kampionëve kundër Liverpoolit.
Kapiteni i Bayern Munichut mungoi në dy paraqitjet e fundit të klubit si pasojë e një lëndimi në duar, transmeton portali arbresh.info.
“Vendimi i fundit është gjithmonë me lojtarin”, ka thënë Kovac për gazetarët. “Ne kemi folur së bashku [para ndeshjes kundër Herthas] dhe ai tha: Jo ende. Dhe ndoshta kështu do të jetë edhe nesër”
“Ne do të presim dhe do të shohim se si do të zhvillohet dhe nuk do të shfrytëzojmë Manuelin deri në momentin kur të jetë në rregull”
“Nuk mund të them pikërisht se si lëndimi ndodhi, ne kemi pas një stërvitje shumë intensive me portier”
“Doktorët tanë, stafi jonë dhe Hans Wilhelm Muller Wohlfahrt kujdesen për të”, përfundoi Kovac./arbresh.info/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja