Sezoni 2023/24 kishte filluar me ndryshime në sistemin e garave në futsall, ku gjashtë klube do të ishin pjesë e play-offit.
Ky sistem doli të jetë i qëlluar, pasi që play-offi solli ndeshje të forta dhe shikueshmëri rekord.
FC Prishtina 01 e kishte mbyllur kampionatin si lider me 52 pikë dhe në play-off e nisi nga gjysmëfinalja
Aty u ndesh me Mabetex Prishtinën, ku me dy fitore nga dy takime, FC Prishtina 01 siguroi fitoren.
Në anën tjetër, FC Liqeni, kampionatin e mbylli në vendin e tretë me 38 pikë dhe iu desh të luajë nga çerekfinalja e play-offit.
FC Liqeni fillimisht eliminoi FC Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 2-1 në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale mposhti FC Drenicën po ashtu me rezultat të përgjithshëm 2-1 pas një serie dramatike.
FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni takohen në finalen e play-offit për herë të dytë me radhë, ndërsa ishin edhe në finalen e Kupës së Kosovës.
Finalja e parë mes FC Prishtina 01 dhe FC Liqenit zhvillohet të enjten mbrëma në Palestrën ‘1 tetori’ në Prishtinë me fillim nga ora 21:00.
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra