Në prag të ndeshjes vendimtare për titull të kampionit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, sot e ka zhvilluar një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ejupi dhe Vokrri kanë biseduar rreth përcaktimit të vendtakimit të Prishtinës me Dritën.
Natyrisht, Ejupi ka kërkuar nga FFK-ja që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit.
“Kryetari Vokrri ka qëndrim pozitiv që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë duke e pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes”.
“Të martën do të mbahet një mbledhje ndërmjet krerëve të FFK-së, Ministrisë dhe Komunës për të vendosur se ku do të zhvillohet kjo ndeshje. Vendimi sipas të gjitha gjasave do të jetë për stadiumin e Prishtinës”, deklaroi Ejupi për “Zërin” pas takimit me Fadil Vokrrin.
IKShPK me rekomandime se si të parandalohen zjarret
Shpetim Babaj: Jam bashkuar me një klub me ambicie të qarta ...
LDK dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në ...
Prishtina e Re bëhet me drejtor të ri sportiv
Kiara dhe Luizi më të dashuruar se kurrë shfaqen në pushime
Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të