Nicolas Tagliafico do të largohet nga Ajaxi pas dy viteve e gjysmë qëndrim në Amsterdam.
Mbrojtësi i majtë argjentinas ka shkëlqyer pas ardhjes në Evropë, kur iu bashkua Ajaxit në janarin e vitit 2018 nga Estudiantes.
27-vjeçari ka bërë ndeshje të mëdha si në Eredivisie ashtu edhe në garat evropiane duke zgjuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
Arsenal, Tottenham Hotspur, Chelsea, Inter, Roma, PSG dhe Barcelona janë vënë pas mbrojtësit argjentinas.

Dëshira e lojtarit është të luaj në ndonjë kampionat më të madh se sa ai holandez dhe Ajaxi e ka mirëkuptuar.
Kampioni në fuqi i Holandës ka vendosur që ta nxjerr në shitje yllin e tyre dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.
Drejtuesit e Ajaxit i kanë njoftuar klubet e interesuara për Tagliaficon se nëse duan transferimin e tij duhet të paguajnë 22 milionë euro.
Shuma e vendosur nga Ajaxi nuk paraqet problem për skuadrat e lartpërmendura, ndërsa tani i mbetet atyre që ta bindin argjentinasin për të nënshkruar kontratë. /Telegrafi/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE