Transferimi i mundshëm i Neymarit nga Paris Saint-Germaini në Barcelonë është i komplikuar në shumë aspekte. Njëra prej tyre është fakti që braziliani nuk ka pasaportë evropiane.
Neymari e kishte filluar procesin e marrjes së nënshtetësisë spanjolle gjatë kohës sa ishte lojtar i Barcelonë dhe shtatori ose tetori i vitit 2017 ishin caktuar si datat kur Neymari mund ta marrë nënshtetësinë spanjolle. Por, transferimi i tij në Paris e ndërpreu këtë proces, transmeton Gazeta Express.
Vetëm tre lojtarë me nënshtetësi të vendeve jashtë Bashkimit Evropian lejohet të jenë pjesë një klubi në La Liga dhe Blaugranët tashmë i kanë këto tri vende të zëna nga Arthur, Arturo Vidal dhe Malcom.
Njëri nga këta tre lojtarë do të duhej të largohej dhe Malcomi ka më së shumti gjasa të jetë futbollisti që do të sakrifikohej, pasi që ai nuk luajti pothuajse fare sezonin e kaluar, ndërsa Arthur dhe Arturo Vidal e kanë dëshmuar veten në skuadrën e Ernesto Valverdes,
Një numër i klubeve janë të interesuar për 22-vjeçarin, nëse ai del përfundimisht në treg gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...