Skuadra prishtinas Rilindja është bërë me sponsor, derisa lajmin e ka bërë publik vetë faqja në rrjetet sociale, shkruan arbresh.info.
“Kemi kënaqësinë që me plot krenari të kumtojmë se KF “Rilindja” ka nënshkruar sot marrëveshje të sponsorizimit me veshmbathje, topa dhe rekuizita sportive me top-markën sportive, NIVIA SPORTS, që është marka numër 1 e veshmbathjeve të futbollit në Indi. Produkte të kësaj kompanie i nënshtrohen dhe përmbushin standardet e FIFA-s”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetar i KF “Rilindja”, Fadil Gashi, nga Drejtori i Shitjeve i NIVIA SPORTS, Saurabh Prakash Gupta dhe nga Drejtori Ekzekutiv i VLERA SPORT, Faton Paçarada.
Kjo marrëveshje 2-vjeçare u arrit falë mbështetjes shembullore të VLERA SPORT, që njëkohësisht do të jetë përfaqësuesi i autorizuar i markës NIVIA SPORTS për: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
“Ndjehemi të privilegjuar, mirënjohës e falënderues që NIVIA SPORTS dhe VLERA SPORT na kanë besuar promovimin e kësaj super marke në Kosovë!”, thuhet tutje në njoftim.


Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar