Në Prishtinë, duke nisur nga data 9 shkurt, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të programohet një fushë me akull sintetik, e cila do të përdoret për patinazh.
Lajmin për këtë e kanë konfirmuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët njëherësh janë edhe iniciatorët dhe realizuesit e projektit në fjalë.
Nga 9 shkurti në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të vendoste pista e patinazhit nga KOK
Madje, duke nisur nga data 9 shkurt, Komiteti Olimpik do të organizojë edhe Festivalin Olimpik “PyeongChang2018”.
Festivali do të zgjasë 16 ditë, ku do të promovohen edhe shumë sporte tjera dimërore.
Ndërsa pista e akullit, do të largohet nga sheshi “Zahir Pajatizi” më datë 25 shkurt, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?