Në një ndeshje me shumë polemika, Arsenali fiton në frymën e fundit ndaj Newcastle

19:34 | 28 Shtator 2025
D.H

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Newcastle, në një ndeshje me shumë polemika e vlefshme për xhiron e gjashtë në Premier League.

Nick Pope bëri një ndërhyrje në minutën e 16-të ndaj Gyokeresit, për të cilën gjyqtari fillimisht vendosi për penallti, mirëpo pas rishikimit me VAR, e anuloi, shkruan Arbresh.info.

Kjo penallti që nuk u akordua për “Topçinjtë”, ngriti tensione në fushë. Pas kësaj Eze humbi një rast të mirë në minutën e 29-të.

Pesë minuta më vonë, Newcastle kaloi në epërsi me golin e Woltemade, pas një asistimi të Tonalit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Një tjetër penallti e kërkoi Arsenali në pjesën e dytë por hasi në veshin e shurdhër të gjyqtarit.

Arsenali me çdo kusht po e kërkonte golin e barazimit, dhe në minutën e 86-të e gjeti me anë të Mikel Merinos, i cili u inkuadrua nga banka rezervë.

Pas golit të pësuar, vendasit filluan sulmet dhe kërkuan penallti pas një prekje të topit me dorë të Gabrielit, kjo situatë u shikua edhe me VAR, mirëpo nuk u vendos për penallti.

Arsenali nuk u dorëzua dhe në çastet e fundit, saktësisht në minutën e gjashtë shtesë realizoi edhe golin e fitores me anë të brazilianit Gabriel.

Pas këtij triumfi shumë të rëndësishëm, skuadra e Artetas ngritët në pozitën e dytë me 13 pikë dy më pak se Liverpooli që është lider, kurse Newcastle mbetet e 15-ta me gjashtë sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale