Në moshën 20 vjeçare, Kylian Mbappe tashmë është duke u kthyer në një superyll në botën e futbollit dhe ka një rekord më të mirë sesa Lionel Messi në të njëjtën moshë.
Sulmuesi tashmë është fitues i Kampionatit Botëror, ka thyer rekorde të ndryshme dhe ka statistika shumë më të mira sesa Messi në të njëjtën fazë të karrierës së argjentinasit, transmeton portali arbresh.info.
Mbappe tashmë ka shënuar 96 gola për Monacon, Paris Saint Germainin dhe Francën, ndërkohë që Messi ka shënuar vetëm 30 gola deri në këtë kohë sa ishte në moshë të Mbappes.
Në Ligë të Kampionëve, Mbappe ka shënuar 14 gola krahasuar me 11 të Messit si një 20-vjeçar ndërkohë që Cristiano Ronaldo kishte shënuar vetëm deri në këtë moshë.
Mbappe tashmë është duke luftuar për Këpucën e Artë me Messin dhe ka vetëm tri gola më pak se lojtari kryesor i Barcelonës këtë sezon./arbresh.info/
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...