Të dielën në ambientin e Palestrës së Sporteve “Minatori” në Mitrovicë, nën patronatin e Federatës së Karatesë së Kosovës, për herë të parë është organizuar Kampionati Shtetëror i Karatesë “TOKYO 2020” në karate për kadetët, junior dhe senior.
Në këtë eveniment përveç përfaqësuesve nga federata e karatesë së Kosovës, morn pjesë edhe kryetari i komunës Agim Bahtiri, kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu, kampioni botëror i karatesë Enver Idrizi, anëtarë të federatës së Maqedonisë, Shqipërisë si dhe shumë garues të grupmoshave të ndryshme të karatesë dhe mysafirë të tjerë.
Gjatë këtij evenimenti me medalje të arta u shpërblyen : Rigon Baruti, Arlind Aliu si dhe Albin Merovci.
Ndërsa me medalje të bronzta u shpërblyen : Ensar Jashari, Kushtrim Mulaku dhe Armend Smaili .
Vlen të theksohet se klubi i karatesë “Mitrovica”, radhitet si njëra nderë katër klubet më të suksesshme të këtij kampionati.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...