Drejtuesit e Inter Miami, të udhëhequr nga David Beckham, vendosën të rrethojnë Lionel Messin me shumë ish-yje të mëdhenj të futbollit botëror në përpjekjet e tyre për titullin e ligës MLS.
Pasi Messi nuk arriti të fitoj trofeun me ish-shokët e skuadrës nga Barcelona, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, duket se bashkëlojtari i tij i ri do të jetë një nga rivalët e tij të mëdhenj.
Gjegjësisht, kolumbiani James Rodriguez, i cili kaloi gjashtë vite në fanellën e Real Madridit dhe luftoi me Messin dhe Barcelonën, është në prag të kalimit në Inter.
Rodriguez aktualisht është lojtar i Rayo Vallecanos, por pas një gjysmë-sezoni zhgënjyes, të dyja palët duan të ndërpresin kontratën me pëlqim reciprok.
Sipas gazetës spanjolle AS, James është në prag të transferimit te Inter Miami.
Nëse kjo ndodh, kapiteni i Kolumbisë do të luajë me Messin për herë të parë në karrierën e tij, pasi ata kanë qenë rivalë të mëdhenj për më shumë se një dekadë në klub dhe veçanërisht në nivel kombëtar.
Hera e fundit që ata luajtën kundër njëri-tjetrit ishte në finalen e Kupës së Amerikës të vitit të kaluar, kur ata drejtuan ekipet e tyre si kapiten. /Telegrafi/
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...
Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrue...