Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka pranuar se skuadra e tij dështoi për të performuar në disfatën e tyre kundër Baselit në Ligë të Kampionëve.
Klubi nga Premierë Liga u mposhtë me rezultat 2 me 1 në Etihad në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 1/8-së, shkruan portali arbresh.info. Por, City arriti të vazhdoj tutje falë avantazhit prej katër golave të krijuar në Zvicër.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, por ne pjesën e dytë ne harruam për të sulmuar, ne harruam për të luajtur”, ka thënë fillimisht Guardiolas pas ndeshjes.
“Nuk është lehtë të luash me një avantazh 4 me 0. Ne jemi përpjekur, kemi folur për atë [edhe më par] dhe mendoj se ne kemi shfaqur në pjesën e parë që donim të fitojmë ndeshjen. Ne krijuam shumë shanse dhe ishim të mirë. Por pas barazimit 1 me 1 në pjesën e dytë, kjo nuk ndodhi. Ne thjeshtë luajmë dhe më pas ajo ndodhi, ky nuk është futboll”
City është duke luftuar për të fituar tripletën pasi tashmë ka siguruar trofeun e parë në ‘EFL Cup’ derisa vazhdon të jetë afër për tu shpallur kampion i Premierë Ligës./arbresh.info/
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...