Në edicionin e ardhshëm garues, atë 2022/23, Kosova do të paraqitet me katër ekipe në garat evropiane.
Futbolli kosovar do të prezantohet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, ku të drejtën e pjesëmarrjes do ta kenë: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në renditjen e Superligës së Kosovë.
Me këtë rast presidenti Agim Ademi ka uruar në veçanti klubet e Superliges dhe futbollin kosovar në përgjithësi për këtë arritje për të cilën është punuar shumë.
“Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë. Jemi angazhuar shumë për këtë çështje, duke bërë kërkesa të vazhdueshme në UEFA, sepse jemi federata më e re e pranuar në FIFA dhe UEFA, por jo vetëm për këtë”.
“Tani që Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40 për qind e ligës tonë të jetë në garat ndërkombëtare. Në këtë rast përveç punës tonë që e kemi bërë, i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan, por më së shumti i falënderoj klubet të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasi që koeficienti fitohet nga performanca e tyre”.
“I uroj klubet e Superligës, të cilat sigurisht se do ta mirëpresin këtë lajm pasi që shkuarja e më shumë ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe organizim më të mirë të klubeve poashtu”, ka thënë kryetari i FFK-së Ademi. /Telegrafi/
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...