Superkupa e Evropës ka ndryshuar vend.
Bordi Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka vendosur ta zhvendosë vendin e finales së Superkupës së Europës, e cila çdo vit vë përballë njëri-tjetrin fituesit e Ligës së Kampionëve dhe ata të Ligës së Evropës.
Dy skuadrat, që ende nuk janë përcaktuar, do të përballen më 16 gusht, në orën 21:00, në Athinë dhe jo në Kazan të Rusisë, siç u vendos disa vite më parë, transmeton lajmi.net.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që të merret ky vendim. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Georgios Karaiskakis’, ku zakonisht luan skuadra e Olimpiakosi.
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...